AktualitetTë fundit

Tërmeti i fuqishëm shkund Tiranën; Magnituda 5,2, epiqendra, në Gjirin e Lalzit; Nndjehet edhe në Vlorë, Durrës e Fier

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës.

Raportohet se lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë edhe në Durrës, Fier dhe Vlorë.

Epiqendra e tërmetit ishte 31 km në veriperëndim të Tiranës.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por goditja ka shkaktuar panik aq sa qytetarët kanë dalë në sheshpushimet e pallateve. Ndërkohë edhe mbledhjet e komisioneve parlamentare janë ndërprerë.

 

Fraksion.com