AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Përshëndes ata që shajnë

Tashmë mirmëngjesi i kryeministrit Rama është i përditshëm për ndjekësit e tij në profilin e rrjetit social Facebook.

Së bashku me urimin për një ditë të mbarë Kryeministri ofron dëshmi të  përditëshme nga puna e qeverisë që ai drejton.

Por sot ai ka zgjedhur që nëpërmjet një vidio “dëshmi nga shumë të tilla gjatë fushatës së Llogaridhënies Publike”, thotë z Rama të  përshëndesë të gjithë ata që “e kanë aq kollaj të shajnë, tallen, shpotisin e përqeshin”  përpjekjen  këmbëngulëse të qeverisë për të ngjallur shpresën tek njerzit e zakonshëm.

 

Ja postimi i z Rama: 

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë dëshmi nga shumë të tilla gjatë fushatës së Llogaridhënies Publike, duke përshëndetur të gjithë ata që e kanë aq kollaj të shajnë, tallen, shpotisin e përqeshin përpjekjen aspak të lehtë, por këmbëngulëse për t’i dhënë qeverisjes përmasën e halleve e shpresave të njerëzve të zakonshëm, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë 🌹”

 

Fraksion.com