Mesazhi i (ç)koduar i trajnerit të Anglisë: Po vjen në shtëpi!
Thonë që fati vjen vetëm kur e kërkon, e këtë gjë duket se ka në mendje jo vetëm trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, sa u përket pritshmërive nga Botërori i Rusisë.
Por, fotoja që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale dhe mediet e huaja është ajo e veshjes së Southgate. Trajneri i Anglisë u shfaq me një kostum blu të errët, xhaketë mbi këmishë më të çelët, e sigurisht nuk mund të mungonte kravata.
Siç e ka vënë në dukje edhe tabloidi britanik “The Sun”, në të lexohet fare qartë, edhe pse kamerat ndoshta nuk e kanë fokusuar shumë: “It’s coming home”, apo “Po vjen në shtëpi”.
Një referim i qartë për atë që presin anglezët nga ky Botëror. Duan me çdo kusht trofeun më prestigjioz, si për të treguar edhe njëherë se futbolli u shpik prej tyre dhe trofeu meriton të prehet në shtëpinë e vet!/TCH
Fraksion.com