Më shumë se 1400 refugjatë të mbytur në Mesdhe
Ndërsa Evropa diskuton me forcë për trajtimin e migrantëve, në Mesdhe ndodh një tragjedi pas tjetrës. Trafikantët vazhdojnë biznesin e tyre.
Me tepër se 300 të mbytur në katër ditë
Sipas saj statistikat përfshijnë gjithashtu të paktën 218 vetë të mbytur që nga e premtja e kaluar. Në veri të kryeqytetit libian Tripoli, u mbyt të premten para bregut një anije refugjatësh. Sipas të dhënave të IOM aty kanë humbur jetën ndoshta 104 vetë. Të dielën u mbyt në lindje të Tripolit një anije tjetër me emigrantë. Aty kanë humbur jetën ndoshta 114 vetë.
Në bilancin e IOM-it nuk janë regjistruar ende viktimat e tragjedisë së fundit. Të hënën, po ashtu para bregdetit libian u mbyt një anije me 104 vetë. Mendohet se 63 vetë nuk e kanë mbijetuar katastrofën, tha zëdhënësi i Marinës Libiane, gjenerali Ajub Kacem.
Kritika ndaj bashkëpunimit me Libinë
Në këtë kontekst, ekspertja e migracionit Nicole Hirt kritikon bashkëpunimin e BE-së me Rojën Bregdetare të Libisë. “Rojet bregdetare përbëhen nga kryekomandantë të ndryshëm që e quajnë veten roje bregdetare për të marrë para nga Evropa,” tha ajo për agjencinë epd. “Ata vetë janë të përfshirë në kontrabandën me qenie njerëzore, kështu që i shpëtojnë refugjatët në mënyrë që t’i shesin”.
Autoritetet e Maltës i ndaluan ndërkohë anijes gjermane të shpëtimit “Sea Watch 3” që të dilte nga porti. “Ndërsa ne na pengojnë të largohemi nga porti, njerëzit po mbyten, dhe kjo nuk është vetëm e turpshme, po është vepër penale”, tha kapitenja Pia Klemp e organizatës joqeveritare Sea-Watch. Edhe anija shpëtuese “Dhelpra e detit” e organizatës së Regensburg Sea-Eye nuk lejohet të dalë nga porti.
Fraksion.com