Kosovë: Liderët politikë takohen për dialogun
Liderë dhe përfaqësues të subjekteve politike sot do të takohen për të diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Mësohet se kjo tryezë diskutimi me liderët e partive politike do të mbahet rreth orës 17:00 dhe organizohet nga Instituti “Grupi Ballkanik për Politika”, i cili kryesohet nga Naim Rashiti.
Në këtë tryezë pritet të diskutohet për hartimin e një platforme dhe arritjen e një konsensusi lidhur me dialogun me Serbinë.
Po ashtu, pritet të diskutohet edhe rreth krijimit të ekipit negociator për dialogun me Serbinë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së tij në këtë tryezë.
“Po, do të marrim pjesë në këtë tryezë”, ka thënë Krasniqi.
Edhe Shkodran Hoti nga Partia Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë.
Fraksion.com