Life StyleTë fundit

Ja karakteristikat e njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Pse disa njerëz arrijnë më shumë sukses se sa të tjerët?

Çfarë ka në mënyrën se si sillen dhe ndërveprojnë këta njerëz, me çarë janë të apajisur këta njerëz që arrijnë sukses më të madh se njerëzit e tjerë?

Shumë shpesh, është inteligjenca e tyre emocionale (EQ), ose me fjalë të tjera, aftësia e tyre për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet e tyre dhe të të tjerëve.

Ja disa nga mënyrat me të cilat arrijnë të menaxhojnë jetët e tyre këta njerëz me inteligjencë të lartë emocionale:

1. Përqafojnë balancën punë-jetë personale

Njerëzve që punojnë shumë pa pushuar ose fokusohen në mënyrë të barabartë zakonisht u shterojnë energjitë para se të arrijnë potencialin e tyre. Anasjelltas, ata të cilët nuk punojnë shumë tentojnë që thjesht të arrijnë më pak se norma. Hapi i parë drejt Inteligjencës Emocionale është vetëdija: fokusimi se sa punë dhe sa fokus mund të marrësh dhe rritjes së limitit të sipërm të saj pa e kapërcyer atë.

2. Fuqizojnë partnerin e tyre

Gjetja e partnerit të duhur është pjesë kritike e arritjes së balancës emocionale. Ai person duhet të të stabilizojë, komplimentojë dhe të të fuqizojë, por ata mund ta bëjnë këtë vetëm nëse edhe ti e bën një gjë të tillë. Marrëdhëniet e suksessheme ku partnerët mbështesin inteligjencën emocionale të njëri-tjetrit janë simbiotike, dhe kjo fillon nga ty.

3. Fokusohen

Mundohem gjithmonë që në jetën time të bëj një dallim kyç ndërmjet muktitasking dhe multi-fokusimit. Edhe pse mund të jem duke bërë 3 detyra njëherësh në çfarëdolloj momenti të dhënë, unë i mbaj qëllimet e përgjithshëm shumë të fokusuar dhe nuk i ndryshoj ato derisa ato qëllime të arrihen.

4. Janë kreativë

Mërzia pengon kreativitetin, i cili nga ana e vet pengon mirëqenien emocionale. Kreativiteti emocional manifeston veten në mënyrë më efektive me dëshirën për të kuptuar dhe eksploruar të tjerët pozitivisht. Individët të cilët kanë një kuriozitet të pastër pozitiv rreth të tjerëve tentojnë të formojnë marrëdhënie të fuqishme dhe që zgjasin.

5. Fillimisht dëgjojnë

Të dëgjosh rrjedh zakonisht nga kombinimi i kreativitetit emocional dhe disiplinës. Është një shenjë e një inteligjence të lartë emocionale të qënit kuriozë rreth njerëzv dhe mjaftueshëm të disiplinuar për të zhvendosur fokusin nga vetja dhe të dëgjojmë ata 75% të kohës.

6. Përqafojnë dinamizmin dhe paqëndrueshmërinë pozitive

Shumë siguri çon në mërzi, e cila me kalimin e kohës frenon simulimin intelektual dhe shpeshherë çon në pasiguri, e cila nga ana e vet pengon inteligjencën emocionale. Ndryshimi, në mënyrë të veçantë kur përqafohet me pozitivizëm, mund të jetë një katalizator i fuqishëm.

7. Nuk janë perfeksionistë

Perfeksionizmi, gati gjithmonë i papërmbushur, çon në stres intensiv dhe ankth emocional. Gjithashtu bën që t’u hidhet faji të tjerëve për dështimin për të jetuar në standarde të papranueshmem, që është një minus i madh i inteligjencës emocionale dhe në marrëdhëniet me të tjerët.

8. Nuk pranojnë përgjigjien e parë

Përdor kuriozitetin dhe të dëgjuarin për të shqyrtuar me kujdes zgjidhjet për shumë probleme. Inteligjenca emocionale është një nga mënyrat më të mira për të identifikuar zgjidhjet me shumë shtresa.

9. Lënë pas gabimet

Të jetosh në të kaluarën, dhe në gabimet e të tjerëve shkakton ankth, zemërim dhe faj të paqenë.

10. Drejtojnë zemërimin

Zemërimi në vetvete nuk është një emocion negativ, është katalizatori më i fuqishëm në arsenalin njerëzor. Por duhet të kontrollohet dhe të drejtohet nëpërmjet veprimeve të duhura dhe larg njerëzve. Inteligjenca emocionale i ndihmon njerëzit të përdorin inatin në mënyrën e duhur.

 

Fraksion.com