AktualitetTë fundit

Arta Marku e pastër në të tre shtyllat e Vettingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku.

Ky vendim erdhi pas verifikimit të thelluar të bazuar në tre kritere, të pasurisë, atë të figurës dhe në vlerësimin pofesional.

Trupa gjykuese përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Në lidhje me pasurine ILDKPKI raporton se subjekti Arta Marku nuk ka probleme.

Ne lidhje me figuren DSIK ka kryer kontroll dhe ka derguar nje raport i cili e gjen zonjen Marku te pershtatshme per detyren. Vleresimi profesional i kryer nga prokuroria e pergjithshme per Markun ka qene “shume mire nga 2003 deri ne 2016.

Edhe në dhënien e vendimit, Marku nuk ishte e pranishme në sallë, por u përfaqësua nga avokatja e saj.

Prokurorja e Përgjithshme, zonja Arta Marku nuk u paraqit dje në seancën dëgjimore dhe mungesa e saj zhgënjeu përfaqësuesin e ONM-së, Teo Jacobs. Ai e komentoi këtë situatë si mungesë lidershipi nga ana e zonjës Arta Marku, pasi, sipas tij, lidershpi përbëhet jo vetëm nga autoriteti, por edhe nga llogaridhënia.

 

Fraksion.com