AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Thumanë – Fushë Krujë – Kashar, 14 nënkalime dhe 12 ura

Video-projektin i rrugës Thumanë-Fushë Krujë-Kashar është ai që shoqëron mirmëngjesin e sotëm  të Kryeministrit  Edi Rama për ndjekësit e tij në Facebook.

Kryeministri bën me dije se, tashmë projekti është në fazën finale të përgatitjes për zbatim.

Kjo rrugë do të ketë 14 nënkalime dhe 34 rrugë dytësore.

Gjithashtu do të ketë 12 ura dhe tre mbikalime.

Rrruga Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, është pjesë e korridorit blu.

“Me projektin e rrugës së re Thumanë-Fushë Krujë-Kashar, pjesë e Programit Kombëtar “1 Miliard për Rindërtim” (Shpejtësia e projektuar 140 km/h, 14 nënkalime, 34 rrugë dytësore, 12 ura dhe 3 mbikalime), e cila do të lidhë me infrastrukturë moderne veriun e Shqipërisë e Kosovën me aeroportin “Nënë Tereza” e me Portin e Durrësit dhe tanimë është në fazën finale të përgatitjes për zbatim, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

 

Fraksion.com