AktualitetRajoniTë fundit

Malazezët, Vulinit: Ushtarët tanë në Kosovë nuk dëmtojnë askënd

Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka thënë se angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në misionin e KFOR-it do të forcojë pozitën e këtij vendi në NATO, dhe do të kontribuojë në ruajtjen e paqes në rajon.

Reagimi vjen pas deklarimeve të një deputeti të Frontit Demokratik në Kuvendin e Malit të Zi dhe ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin se vendimi për dërgimin e dy oficerëve të ushtrisë malazeze në Kosovë nuk është korrekt ndaj Serbisë.

“Beogradi zyrtar dhe Prishtina qysh në vitin 2013 shkëmbyen zyrtarët ndërlidhës, e cila është një formë e bashkëpunimit të diplomatik, si dhe bashkëpunim në mes të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it vazhdon që nga viti 2001. Në bazë të gjithë kësaj, ne nuk shohim se ushtarët malazezë dhe zyrtarët në misionin e KFOR-it në asnjë mënyrë dëmtojnë askënd, në të kundërtën, ata do të jenë të dobishëm për të gjithë në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagim.

 

Fraksion.com