Kathleen Ann Kavalec: Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri; Ikën Donald Lu
Kathleen Ann Kavalec do të jetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Kavalec do të zëvendësojë Donald Lu që pritet të largohet këtë muaj nga Shqipëria. Ajo është propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.
Po kush është zonja Kavalec? Ajo ka qenë Zëvendës ndihmës sekretare në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit. Në këtë cilësi, ajo është përgjegjëse për Rusinë dhe për Zyrën e Çështjeve Rajonale. Më parë ajo ka shërbyer si Drejtore për Çështjet Ruse në të njëjtën Zyrë.
Para kësaj ka qenë Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendës Delegate e Përhershme në Misionin e SHBA në UNESCO, në Paris (2010-2013). Në periudhën 2009-2010, zonja Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.
Ajo ka shërbyer më 2008-2009 edhe si Drejtore e Parandalimit të Konflikteve në Zyrën e Koordinimit për Rindërtim e Stabilizim. Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani e Brazil.
Fraksion.com