SportTë fundit

Joachim Löw mbetet trajner i kombëtares së Gjermanisë

Përkundër rezultatit më të dobët në historinë e kampionateve të futbollit, trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw do të vazhdojë të mbetet në këtë post.

Vendimin se Joachim Löw do të mbetet në postin e trajnerit të kombëtares gjermane e publikuan mediat gjermane “Sport Bild” dhe “Bild”. Vetëm gjashtë ditë më parë Joachim Löw dhe ekipi i tij u kthyen nga Kampionati Botëror në Rusi, ku u eliminuan pas nedhjeve në grupe. Gjermania zuri vendin e fundit në këtë grup, pas një fitoreje kundër Suedisë dhe humbjeve me Meksikën dhe Korenë e Veriut. 58-vjeçari Low, siç shkruajnë gazetat “Sport Bild” dhe “Bild”, ka marrë vendim që të vazhdojë kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB). Por nga Federata ende nuk ka ndonjë konfirimim. Presidenti i Federatës Reinhard Grindel nuk u është përgjigjur thirrjet telefonike.

Joachim Löw deri me 2022?

Kontrata e trajnerit Low zgjat deri në Kampionatin e ardhshëm Botëror, i cili zhvillohet në Katar në vitin 2022. Kontrata është vazhduar në mes të majit, para më pak se dy muajve. Anëtarët e kryesisë së DFB janë dakorduar me shumicë të premten (29.06) e kaluar që Löw të vazhdojë punën e deritanishme. Joachim Löw është punësuar si trajner në DFB në vitin 2004, së pari si asistent i trajnerit Jürgen Klinsmann. Pas Kampionatit Botëror në Gjermani, në vitin 2006 ai e mori postin e trajnerit krysor, pas largimit të Klinsmannit. Në vitin 2014 në Brazil ai fitoi me kombëtaren gjermane titullin e kampionit të botës. Ndërsa më 6 shtator në Mynih do të zhvillohet ndeshja e radhës e kombëtares gjeramane kundër Francës.

 

Fraksion.com