Gjuriq falënderon Izraelin që nuk e njeh Kosovën
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Juval Rothem, për siç ka thënë “angazhimin e tij të vazhdueshëm për të mos njohur pavarësinë e Kosovës”.
Gjuriq, gjatë takimit me zyrtarin e lartë izraelit, njoftoi atë për dialogun Beograd-Prishtinë dhe i paraqiti atij një vendosmëri të qartë të Beogradit për të zgjidhur të gjitha problemet në rajon me mjete paqësore dhe politike, bën të ditur zyra e Gjuriq.
Fraksion.com