AktualitetBota+Të fundit

Epoka Putin, po aq e rrezikshme sa një Luftë e Ftohtë

Rusia tani është shumë më e dobët se dikur Bashkimi Sovjetik. Rusia qëndron përsëri një shtet i fuqishëm, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërkohë që disa nga vendet që u shpërbënë nga Bashkimi Sovjetik si Estonia, Letonia e Lituania tani janë pjesë e NATO-s

Kjo nuk është një luftë e re e ftohtë, por epoka e Putinit është po aq e rrezikshme. Ambasada ruse ka thënë se nuk duhet patur frikë nga të ftohtët, ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes së Rusisë tha se Moska duhet të heshtë.

Para pak kohësh Ambasada Ruse në Londër poastoi një foto të një termometri në dëborë me mbishkrimin shoqërues “Temperaturat e marrëdhënieve të Rusisë me Mbretërinë e Bashkuar zbresin në -23 por ne nuk kemi frikë nga i ftohti”. Ditën tjetër kur u pyetën për një përgjigje të mundshme nga Rusia, Ministri i Mbrojtjes tha se Moska duhet të heshtë. Kohët e fundit është folur shumë për një Luftë të Ftohtë të Mundshme madje është bërë disi klishe. Ky nuk është emri më i mirë alternativ për situatën e tanishme por e sigurt është se tani po jetojmë në një epokë tensioni.

Marrëdhëniet mes Rusisë e Perëndimit po përkeqësohen gradualisht. Ajo që ndodhi në Salisbury në fillim të marsit, mund t’i shtohet një liste të pazakontë që përfshin, rrëzimin e avionit të pasagjerëve në Ukrainë, përdorimin e fuçive me bomba dhe përdorimin e armëve kimike në Siri. Shtuar këtu, ndërhyrjen në zgjedhjet e Europës, pra gjithçka po aq shqetësuese sa 40 vjet më parë. Në një fjalim të tij disa javë më parë, Putin foli për zhvillimin e një arme bërthamore që nuk mund të shkatërrohet nga asnjë sistem anti-raketor.

Është e dukshme në disa mënyra që Perëndimi nuk ka reaguar në mënyrë agresive. Ka disa ndryshime mes Luftës së Ftohtë atëherë dhe periudhës tani. Rusia tani është shumë më e dobët se dikur Bashkimi Sovjetik. Rusia qëndron përsëri një shtet i fuqishëm, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërkohë që disa nga vendet që u shpërbënë nga Bashkimi Sovjetik si Estonia, Letonia e Lituania tani janë pjesë e NATO-s.

Rusia është financiarisht më e dobët se Bashkimi Sovjetik i dikurshëm. Gjithashtu ka më pak partnerë tregtarë, ekonomi më pak të zhvilluar se Mbretëria e Bashkuar, Franca e Gjermania. Për t’u shqetësuar është fakti që rrugët e komunikimit që ekzistonin gjatë Luftës së Ftohtë dikur, mesa duket tani mungojnë. /Times

 

Fraksion.com