Sonila Meço: “Unë jam Teatri”
Gazetarja Sonila Meço ka reaguar lidhur me debatin e zhvilluar së fundmi për Teatrin.
Meço në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook thotë se “ajo është Teatri”, sepse, thotë gazetarja, qyteti ka shpirt dhe se ajo “çfarë gjejmë, çfarë ruajmë e çfarë lëmë pas është edhe gjurma e secilit prej nesh”.
Reagimi i gazetares Meço vjen vetëm pas pak çastesh nga ceremonia e inaugurimit të qendrës së ‘ArTurbina’, që do të funksionojë si godina e Teatrit Kombëtar deri në përfundimin e ndërtimit të godinës së re që do të zëvendësojë objektin aktual.
Ja postimi i Sonila Meços:
“Unë jam Teatri
Sepse qyteti si unë ka shpirt e çfarë gjejmë, çfarë ruajmë e çfarë lëmë pas është edhe gjurma e secilit prej nesh.
Dhe Teatri është një shenjë, që dëshmon se ka shumë histori për të treguar; është një kauzë, që dëshmon se ka shumë për të mbrojtur; është një simbol pas të cilit biznesi i pushtetit mund të vijojë i qetë, por kur jeta në kuptimin e plotë, humbet.
Unë jam Teatri, sepse kur nuk ke bindjen e plotë se je njeri i lirë, duhet një arsye e denjë të ta kujtojë…
Fraksion.com