Rama: Presion administratës që të funksionojë
Në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kryeministri Rama tha se platforma ‘shqiperiaqeduam.al’, u jep zgjidhje problemeve të shumë qytetarëve brenda dhjetë ditëve, duke shmangur burokracitë.
“Sa më shumë të ketë presion ndaj administratës, aq më shumë krijohet presioni që administrata të funksionojë me punë dhe efikasitet. Të gjithë ata që kanë probleme me sigurimet shoqërore apo probleme të tjera, platforma shqipëria.al është një rrugë e shpejtë për zgjidhjen e problemeve, – tha Rama. – Nuk është zëvendësim i institucioneve, por një reaksion teknologjik që ka transformuar zyrat në instrument të çdo qytetari që ka një celular, pavarësisht moshës, mundësive që të ketë akses dhe të zgjidhet problemi”.
“Platforma nuk është një përcjellje e njerëzve për të larë gojën, por një adresim i duhur për të zgjidhur problemet, – u shpreh Rama. – Kjo është një mënyrë për të shkundur administratën dhe për ta futur përfundimisht në kthesën që ne duam, në mënyrë që çka bën sot platforma të bëhet në çdo zyrë”.
Fraksion.com