Kur të arrish të 30-at duhet të dish…15 mësimet që merren në këtë moshë
Jeta mund t’ju thërrasë në të 20-at tuaja, por shumë janë të mendimit se do të filloni të kuptoni ç’është kjo e fundit pasi të keni fryrë 30 qirinj mbi tortën tuaj ! Kur të arrish të tridhjetat duhet të dish…
1. Si të biesh në dashuri pa humbur veten.
2. Si të ndihesh lidhur me çështjen e të pasurit fëmijë.
3. Si të lësh një punë, si të ndahesh nga një burrë dhe si të përballesh me një mik pa e prishur marrëdhënien.
4. Kur duhet të përpiqesh më fort dhe kur duhet të heqësh dorë.
5. Si të puthësh në një mënyrë që komunikon me përsosuri atë që do të doje dhe nuk do të doje të ndodhte më pas.
6. Emrin e Zv. Kryeministrit, emrat e stërgjyshërve dhe emrin e rrobaqepësit më të mirë në qytet. :p
7. Si të jetosh e vetme edhe në rast se nuk të pëlqen.
8. Ku të shkosh – qoftë te tavolina e kuzhinës e shoqes së ngushtë apo te tapeti i jogës – kur shpirti yt ka nevojë të qetësohet.
9. Se nuk mund të ndryshosh gjatësinë e këmbëve, gjerësinë e vitheve apo natyrën e prindërve të tu.
10. Se fëmijëria jote mund të mos ketë qenë e përsosur, por tashmë ka mbaruar.
11. Çfarë do të bëje dhe çfarë nuk do të bëje për para apo për dashuri.
12. Se askush nuk mund t’u shpëtojë pasojave të pirjes së duhanit, alkoolit, të marrjes së drogës apo mospastrimit të dhëmbëve për shumë kohë.
13. Cilit mund t’i besosh, cilit nuk mund t’i besosh dhe përse nuk mund ta marrësh personalisht.
14. Të mos kërkosh falje për diçka për të cilën nuk ke faj.
15. Përse thonë që jeta fillon në të 30-at./living
Fraksion.com