Eksploziv pranë banesës së policit të burgjeve
Një sasi eksplozivi i është vendosur pranë banesës së punonjësit të policisë së burgjeve në Fushë-Krujë.
Raportohet se lënda plasëse nuk ka shpërthyer dhe ngjarja ka ndodhur në fshatin Bubq, gjatë orëve të vona të natës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët/in e vendosjes së tritolit.
Po punohet gjithashtu për të mësuar nëse polici i burgjeve ka konflikte me persona të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
Krujë
Më datë 01.07.2018, në fshatin Bubq, Krujë, në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.
Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.
Fraksion.com