Tjetër tragjedi në Mesdhe, 63 të humbur
Një tjetër ngjarje e rëndë është konfirmuar në detin Mesdhe. Në tentativë për të kaluar në brigjet europiane, një varkë me 63 persona është mbytur.
Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e UNHCR. Ndërkohë 41 persona të tjerë janë shpëtuar nga roja bregdetare në brigjet e Zwaras, raporton agjencia e OKB-së në profilin e saj në “Twitter”.
Incidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Marinës Libiane, Ayob Amr Ghasem. “Ka pasur zbarkime të shumta dhe njëra nga ato ishte në gjendje kritike, – ka shpjeguar. – Sigurisht që ka të vdekur”.
Pak ditë më parë, shifra të frikshme u publikuan nga një raport i fundit nga Kombet e Bashkuara. Ku vetëm gjatë dy ditëve, të paktën 215 persona janë mbytur pasi janë larguar nga Libia në tentativë për ta arritur në brigjet europiane.?TCH
Fraksion.com