Pastrimi i parave, 4 banka me risk; BSH bën për herë të parë vlerësimin
Mbi 3,4 milionë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit teksa po futeshin ilegalisht në Shqipëri përmes 2 automjeteve “Toyota” ka rritur alarmet për rrezikun e pastrimin e parave qe kane burim aktivitetet kriminale.
Bankat dhe institucionet e tjera financiare jo bankare janë të ekspozuara ndaj këtij rreziku dhe përdorimi i kanaleve bankare për qarkullimin e parave të pista jo gjithmonë është i verifikueshëm nga autoritetet.
Banka e Shqipërisë ka kryer për herë të parë vlerësimin e ekspozimit të bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve të tjera financiare, ndaj rreziku te pastrimit te parave dhe të financimit të terrorizmit. Sipas raportit për 2017, 4 banka, 18 institucione financiare jo bankare dhe 7 shoqëri kursim krediti janë vlerësuar me rrezik te lartë për shkak të mos raportimit të të dhënave.
Problematikat e identifikuara gjatë inspektimeve kanë qenë të lidhura kryesisht me justifikimin e transaksioneve të kryera për punonjësit e bankës, me mospërputhjen e të dhënave të bankës me profilin e klientit dhe me përdorimin e deklaratave për transaksione që kanë si burim paratë kesh.
9 milionë euro janë sekuestruar zyrtarisht në 2017-ën me vendim gjykate pas kallëzimeve të bëra nga drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. sipas raportit të kësaj të fundit për vitin që shkoi janë 369 transferta të dyshimta./TCH
Fraksion.com