Ministrja serbe: S’ka anëtarësim në BE pa marrëveshje me Kosovën
Ministrja e Integrimeve Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimoviq ka theksuar se pa u arritur marrëveshja përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradi, shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ajo në një intervistë për Politiko theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy shteteve.
“Sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit kuadri negociues i BE-së është i qartë: Marrëveshja ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e raporteve, duhet të arrihet para anëtarësimit. Marrëveshjet duhet të zbatohen. Asociacioni është e rëndësishme dhe ende nuk po shohim diçka konkrete nga Prishtina”, tha Joksimoviq.
Sipas tij, Bashkimi Evropian vazhdimisht ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.
Fraksion.com