AktualitetBota+Të fundit

Ish-xhihadistët angazhohen në programet e ç’radikalizimit

Ne të gjithë kemi dëgjuar histori të kriminelëve të cilët kanë ndryshuar rrjedhën e jetës së tyre. Por historia në vazhdim sjell një kthesë interesante dhe të re. Dy armiq të përbetuar, njëri ish-ekstremist mysliman dhe tjetri ish oficer i zbulimit në Nju Jorkut, po bashkojnë forcat për të ndalur radikalizimin e të rinjve myslimanë.

“Amerika kërkon të pushtojë tokën tuaj, të marr burimet tuaja, t’ju vrasë vëllezërit, t’u plagosë motrat”.

Ky ishte Jesse Morton në vitin 2009, amerikani i njohur edhe me emrin Younus Abdullah Muhammed, i cili promovonte Al-Kaidën në Shtetet e Bashkuara.

Pesëmbëdhjetë sulme u frymëzuan ose u ndikuan nga grupi i tij, Revolucioni Mysliman. Mitchell Siber, ish drejtor i njësisë së Inteligjencës në Policinë e Nju Jorkut, e gjurmoi Mortonin për pesë vjet përpara se ta dërgonte atë në burg.

“Jesse ishte shënjestër për ne. Younus Abdullah Muhammed ishte ai që kërkonim ta kapnim.”

Por sot Jesse dhe Mitchell janë bashkuar për të luftuar një kërcënim të përbashkët.

“Modeli është pothuajse identik, nuk ka ndryshuar.”

Dikur armiq, ata kanë formuan tani kompaninë Parallel Networks, e cila ofron këshilla për ish-xhihadistët amerikanë, për t’i integruar ata përsëri në shoqëri.

“Synimi duhet të jetë që këta njerëz të bëhen të pa dhunshëm.”

Shaker Masri po punon tani, pasi shërbeu shtatë vjet për të dhënë jetën si martir për grupin terrorist al-Shabaab.

“Ne bëjmë dallimin mes shkëputjes, që do të thotë se nuk je më pjesë e grupit, dhe deradikalizimit, që është një ndryshim i plotë i besimeve, mendimeve dhe ideve”,thotë ai.

Askush nuk e kupton këtë më mirë se Jesse Morton. Ai u bë informator i FBI-së pasi kaloi tre vjet në burg pas dënimit me 11 vjet. Ai fajëson burgjet amerikane për mungesë të programeve për de-radikalizimin e ekstremistëve.

“Ne pothuajse nuk po bëjmë asgjë për këtë çështje.”

Mortoni doli nga burgu, filloi të përdorte kokainën dhe u kthye përsëri në burg. Ai thotë se qeveria nuk mund t’i ri-integrojë e vetme ish-ekstremistët në shoqëri.

“Organizatat ekstremiste mund të ndryshojnë brenda natës. Ato janë elastike.”

Kompania Parallel Networks i lëviz me rotacion të konvertuarit e fundit për të mësuar gjithmonë gjëra të reja. Një prej tyre është Tania Joyia që u arratis nga Siria me katër fëmijët e saj, duke lënë burrin, anëtarin më të lartë amerikan të Shtetit Islamik.

“Mendimi për veten ishte i ndaluar.”

Joyia tani ndihmon me programin e rehabilitimit të ish-terroristëve në kompaninë Parallel Networks.

“Këto pamje janë nga një maji i vitit 2010”, thotë Mitchell Siber.

Dy armiq, të kthyer në bashkëpunëtorë, tani po luftojnë të keqen që i bashkoi ata vite më parë.

 

Fraksion.com