PD kundër Teatrit, Kryemadhi fton Metën të mos dekretojë ligjin
Sipas partisë Demokratike në territorin e Teatrit Kombëtar do të ketë kulla. Albana Vokshi akuzoi për mashtrim kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Kulturës tha se sipas vërtetimit hipotekor, 5 mijë e 522 m2 janë pronë e Teatrit Kombëtar dhe në territorin e tij projekti parashikon ngritjen e 3 kullave.
“Janë tre kulla, që janë planifikuar të ngrihen brenda sipërfaqes që sot i takon Teatrit Kombëtar”, deklaroi duke treguar projektin, Albana Vokshi.
PD e quan qesharak çmimin prej 470 euro për metër katror në qendrën historike të Tiranës, që në çdo rast sipas saj nuk është nën 2500 euro.
Një thirrje institucionale është ajo e Monika Kryemadhi të LSI, ndaj bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin edhe nëse mazhoranca e miraton.
“Zoti Meta ka shansit për të shlyer gabimin e tij, që u solli shqiptarëve Edi Ramën në krye, kështu që besoj se duhet të gjejë forca brenda vetes së tij, për ta rikthyer mbrapsh atë ligj”, tha Kryemadhi.
Një kthim i mundshëm në Parlament nga presidenti thjesht do ta vononte për hyrjen në fuqi të ligjit. Me të njëjtin vullnet mazhoranca do ta votonte, ndërkohë që në mungesë të Gjykatë Kushtetuese funksionale, ankimimi nuk merr vlerë./TCH
Fraksion.com