AktualitetNATO/BETë fundit

Hungaria nuk ka nënshkruar marrëveshjen e riatdhesimit të emigrantëve me Gjermaninë

Një zëdhënës i qeverisë së Hungarisë të shtunën tha se nuk ka hyrë në asnjë marrëveshje për riatdhesimin e azil kërkuesve pasi një dokument qeveritar gjerman qarkullonte duke thënë se Budapest ishte një nga 14 qeveritë që kishte thënë se do të ishte gati ta bënte këtë.

“Asnjë marrëveshje e tillë nuk është arritur,” tha zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs.

“Është e pamundur që një emigrant të hyjë në Hungari pa hyrë në një vend anëtar të BE më parë,” shtoi ai. “Në vitin 2015, Geman u përpoq të na bënte vendin e parë të hyrjes, por ne e  kemi refuzuar atë tashmë.”

 

Fraksion.com