Hahn-Mogherini, Shkupit: Dyert për në BE janë të hapura, vazhdoni me reformat
Rruga përpara është e qartë. Kjo çon në anëtarësimin tuaj në Bashkimin Evropian. Për të arritur këtë, të gjitha forcat politike e ndajnë përgjegjësinë për mbajtjen e një dialogu konstruktiv dhe vazhdimin e aspiratave të qytetarëve, veçanërisht nëpërmjet reformave të zbatimit të ligjit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike dhe ekonomisë së tregut funksionale.
Këtë e citojnë në një deklaratë të përbashkët, të botuar në faqen zyrtare të BE-së, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federika Mogerini dhe Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han.
“Këto parime qëndrojnë në zemër të historisë së suksesit evropian. Këto gjithashtu janë ato që qytetarët e vendit tuaj duan, duan dhe e meritojnë. Kjo është rruga jonë e përbashkët: sa më shumë Shkupi plotëson nevojat e popullit të tij, aq më shpejt do të përparojë drejt anëtarësimit të plotë në BE” shkruajnë Mogerini dhe Han në deklaratën e përbashkët të publikuar në https://eeas.europa.eu/.
Ata theksojnë gjithashtu se marrëveshja historike midis Shkupit dhe Athinës i bëri evropianët krenarë dhe se kjo është një marrëveshje strategjike për të dy vendet dhe për të gjithë Evropën.
“Kjo tregon se edhe çështjet më të ndjeshme të historisë mund të zgjidhen me guxim dhe vizion. Të dy ishim të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit në Liqenin e Prespës. Ajo që ne e pamë më tej e forcoi besimin tonë me perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor, si forca lëvizëse e stabilitetit të rajonit”, thonë ata.
Ata theksojnë se vendet anëtare të BE e kanë konfirmuar këtë arritje javën e kaluar dhe kanë vendosur një rrugë të qartë për hapjen e negociatave për pranimin në qershor të 2019-ës.
“Ne menjëherë filluam të punonim për këtë kapitull të ri të përbashkët, me të cilin Komisioni Evropian filloi përgatitjet për bisedimet e pranimit. Ne presim me padurim të punojmë me ju dhe t’i qasemi kësaj sfide të re me të njëjtën vendosmëri që ju ka çuar në suksese të fundit”, thonë Han dhe Mogerini.
Sipas tyre, puna në vitin e ardhshëm është një investim në integrimin e vendit në BE.
“Çdo hap llogaritet. Lëvizja përgjatë kësaj rruge jo vetëm që do t’ju lejojë të hapni negociatat, por ta bëni këtë në mënyrën më efikase. Në momentin kur negociatat hapen zyrtarisht, ju do të jeni në rrugën e shpejtë”, thonë ata.
Në fund ata theksojnë se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura dhe se rruga e vendit drejt BE-së është bërë e pakthyeshme.
“Tani ju mbete juve që të vazhdoni përpara në këtë rrugë drejt së ardhmes së prosperitetit dhe sigurisë së përbashkët. Është vendim i lirë dhe sovran i popullit tuaj dhe i askujt tjetër. Ëndrra jonë për një kontinent të përbashkët evropian është në duart tuaja”, vlerësojnë dy përfaqësuesit e nivelit të lartë në deklaratën e përbashkët kushtuar vendit tonë./Gazeta Express
Fraksion.com