SportTë fundit

Federata Gjermane, vendim zyrtar për Low

Gjermania nuk arriti të kalonte fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë dhe kjo pritet të sjellë pasoja në organizimin e klubit.

Ishte Koreja e Jugut që i dha goditjen përfundimtare “pancerave” të Joachim Loë, duke e mbyllur me tre pikë.

Trajneri në përfundim të ndeshjes u shpreh se, kjo ishte një dramë e madhe për të gjithë gjermanët, por që ishte shpejt që të merreshin vendimet për të ardhmen: “Kam nevojë të mendohem për të analizuar gabimet e asaj që ndodhi”.

Por Federata Gjermane e Futbollit sot ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm, duke e rikonfirmuar Loë-in.

Ai ka një kontratë deri në 2022 dhe duket se, kompeticioni i ardhshëm do të jetë një sprovë e madhe për të.

 

Fraksion.com