Cristiano ndjek Messin, nisen me pushime. Cavani çon Uruguajin në çerekfinale
Uruguaji ka fituar 2-1 ndaj Portugalisë duke kaluar në çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”.
Edinson Cavani ishte heroi i ndeshjes për dy herë kampionët e botës. Sulmuesi i PSG shënoi dy golat e skuadrës së tij në minutat 7 dhe 62.
Për portugezët barazoi Pepe në minutën e 55.
E shtuna ishte dita kur Messi dhe Cristiano u larguan nga Kupa e Botës pa lavdi edhe një herë tjetër…
Fraksion.com