BE zgjat sanksionet kundër Rusisë
Udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord të zgjasin afatin e sanksioneve të tyre kundër Rusisë për aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Udhëheqësit e BE-së thanë në një deklaratë të premten se afati i sanksioneve është shtyrë për gjashtë muaj.
“Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord t’i zgjerojnë sanksionet ekonomike kundër Rusisë për gjashtë muaj”, tha pas takimit në Bruksel, Këshilli Evropian.
Sanksionet kanë në shënjestër sektorë të tërë të ekonomisë ruse, përfshirë bizneset e naftës.
Vendimi u mor në takimin e nivelit të lartë të BE-së në Bruksel pasi udhëheqësit mbajtën një “diskutim shumë të shkurtër” për Ukrainën, tha agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Fraksion.com