AktualitetTë fundit

Tusk: Evropa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka deklaruar pas mbajtjes së mbledhjes së Samitit të Sofjes, se Evropa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Tusk ka thënë se nuk ka asnjë plan B, Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës.

“Unë nuk shoh ndonjë të ardhme tjetër për Ballkanin Perëndimor sesa BE. Nuk ka alternativë, asnjë plan B. Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës dhe ata i përkasin komunitetit tonë”, ka shkruar Tusk.

Në Samitin e Sofjes janë duke marrë pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu, presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

 

Fraksion.com