Politikë

‘Toyota’ vë përballë Basha-Balla më 10 korrik te Krimet e Rënda

Gjykata e Krimeve të Rënda pas padisë së bërë nga deputeti i PS-së, i cili ka kallëzuar kreun e opozitës për shpifje dhe nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me 3.4 milionë eurot të sekuestruara nga policia kufitare në Portin e Durrësit, ka vendosur që çështja të nisë ligjërisht në gjykatë në datën 10 korrik.

Basha akuzoi Ballën gjatë një seance në Kuvend si garantin e këtyre parave, që sipas tij vinin nga aktivitete të paligjshme kriminale nga vendet evropiane.

Eurot e gjetura në automjetet “Toyota” prej ditësh ka nxitur edhe debat në politikë duke shkuar deri në foltoren e parlamentit me akuza reciproket mes pozitës dhe opozitës.

Katër të arrestuarit janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.

Tre milionë e 366 mijë e 800 euro, 80 mijë franga belge, e mes tyre edhe 100 euro false u sekuestruan nga policia në sediljet dhe dyert e dy “Toyota”-ve, të cilat zbarkuan në Portin e Durrësit me një trajler.

Ndërkohë Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit e 3.4 milionë eurove, të zbuluara në dy automjetet “Toyota Yaris”, gjatë së dielës së kaluar në Portin detar të Durrësit.

Nga ana tjetër, trupa gjyqësore ka shpallur moskompetencën për çështjen, duke vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e rastit.

 

Fraksion.com