PAP i NATO-s: Ushtria e Kosovës vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, tha se transportimi i FSK-së në ushtri të Kosovës mund të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, prezenca e NATO-s kontribuon në stabilitetin e rajonit.
“Çdo gjë merr kohë, por mendoj se prezenca jonë është që të kontribuojë në stabilitetin e rajonit. NATO konsideron se transformimi duhet të ndodhë në respektimin e kushtetueses dhe gjithashtu mendojmë se mënyra me e mirë është reforma kushtetuese. NATO është këtu dhe do të jetë këtu”.
Alli pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, shtoi se Evropa nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor.
“Jam këtu që të them se asambleja jonë është shumë e afërt me Kosovën mendojmë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Evropa nuk do të jetë e kompletuar nëse nuk është edhe Ballkani Perëndimor”.
“Shohim progres në këtë aspekt, ka edhe shumë gjëra për të bërë. Besojmë se lidershipi juaj është i fortë dhe do të jeni të suksesshëm në këtë proces”.
Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se i është gëzuar ardhjes së kryetarit të Asamblesë Parlamentare. Sipas tij, prezenca e KFOR-it në Kosovë, është është e respektuar nga qytetarët.
“Në NATO e shoh sigurinë e përjetshme, paqen dhe i gëzohemi bashkëpunimit dhe ardhjes së kryetarit të Asamblesë Parlamentare”.
“E mirëpresim praninë e KFOR-it, NATO-s në Kosovë, është prezencë që është e respektuar nga qytetarët. Ne do të bëjmë më të mirën tonë”.
Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, janë takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.