Kush është seksi i dobët në të vërtetë?
Nga studimet në botë, por edhe nga rastet e paraqitura në Shqipëri, mendohet së pamundësia për të bërë fëmijë apo steriliteti është njëlloj i përhapur si të meshkujt edhe te femrat, sipas gjenetistëve.
Në 50 % të rasteve që çiftet nuk bëjnë dot fëmijë, shkaku është burri dhe në 50 % të rasteve është gruaja. Por ajo që shkakton sterilitetin te meshkujt është një çrregullim në kromozomin seksual Y. Madje, për shkak të këtij kromozomi, sëmundjet gjenetikë shfaqën më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat.
“Femra ka dy kromozome X dhe, nëse njëri prej tyre qëllon më defekt, ajo vazhdon të jetë e shëndoshë. Vetëm nëse të dy kromozomet X kanë defekt, atëherë shfaqët sëmundja. Ndërsa meshkujt kanë vetëm një kromozom X të cilin e kanë marrë nga nëna dhe, defekti i tij e bën mashkullin automatikisht bartës të sëmundjes së trashëguar. Për këtë arsye, shkencëtarët mendojnë se seksi i dobët nuk është femra, por mashkulli.
“Natyra e ka mbrojtur më tepër femrën”, thonë gjenetistët. Për më tepër, vitet e fundit kromozomi Y po shfaq më tepër defekte, dhe ndryshe nga defekti në kromozomin X, defekti në kromozomin Y shfaqët gjithnjë. Personi nuk mund të jetë mbartës i shëndoshë i defektit gjenetik. Ai do të jetë doemos i sëmurë.
Fraksion.com