Life StyleTë fundit

Ja pse meshkujt preferojnë më shumë femrat e lyera

Dikur tregues i rinisë, fytyra natyrale duket se tashmë nuk tërheq më. Përkudrazi, makiazhi, edhe nëse është i lehtë e bën fytyrën më tërheqëse. Ky është rezultati i studimit të kryer nga një institut për kërkimet dermatologjike në Hamburg, Gjermani.

Studiuesit kanë mbajtur nën vëzhgim efektet e fytyrës së kuruar dhe asaj natyrale të 27 grave nga 35-50 vjeç, fotot e të cilave iu dhanë 35 meshkujve dhe 35 femrave për të dhënë mendimin e tyre.

Fytyrat e femrave ishin fotografuar fillimisht pa makiazh, më pas pasi kishin pastruar fytyrën me një tonik dhe në fund me një fondatintë të lehtë.

Fytyrat e lyera kanë marrë më shumë vlerësime në krahasim me ato natyralet. Ndërsa fytyrat e pastruara me tonik janë cilësuar më pak tërheqëse, madje edhe në krahasim me fytyrat natyrale.

Studimet e mëparshme kanë treguar efektet pozitive që kanë tek meshkujt i kuqi i buzëve dhe sytë e lyer, ndërsa studimi i fundit sugjeron edhe përdorimin e fondatintës.

“Shumë studime kanë treguar se produktet kozmetike influencojnë në perceptimin e tërheqjes, duke ndikuar edhe në sjelljen mes partnerëve. Përfitimet janë akoma më të mëdha te gratë në moshë, pasi me një truk të bukur përmirësojnë edhe vetëvlerësimin”, thonë studiuesit, shkruan bota.al.

 

Fraksion.com