AktualitetTë fundit

Festa e SHBA, Lu: Nder i madh rrugëtimi me ju; Ky është koncerti im i fundit

Ambasada amerikane ka organizuar festën e përvitshme të Pavarësisë së SHBA-ve, ku po zhvillohet një koncert.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, ka mbërritur në Shqipëri, pas fjalës së mbajtur dje në Senat.

Lu ka përshëndetur të pranishmit, ku nuk kanë munguar Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-presidenti Bamir Topi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj etj.

Lu ka thënë se ka qenë një nder për të periudha e kaluar në Shqipëri.

“Të nderuar zonja e zotërinj mirë se erdhët në festimin tonë të muzikës amerikane blues. Kjo traditë muzikore është mbi 100-vjeçare dhe nisi me afro-amerikanët. Jemi të nderuar që disa prej muzikantëve më të mirë të Shqipërisë do të interpretojnë sot këngët amerikane. Meqë ky është koncerti im i fundit i Ditës së Pavarësisë me ju, më lejoni të them që ka qenë një nder i mdh që kam bërë këtë udhëtim me ju”, tha Lu në fjalën e tij të shkurtër para të pranishmëve që më pas kanë vijuar festën.

 

Fraksion.com