AktualitetEkonomiTë fundit

Shteti kontroll “llogarive” të TIA-s: Synohet ulja e tarifave të aeroportit

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në vitin 2017 regjistroi një normë fitimi para taksave prej 47 për qind ndërkohë që në vitin 2016 kjo normë ishte 44 për qind, sipas bilancit zyrtar të kompaniasë, që ka aktualisht monopolin e fluturimeve në vend. Në vlerë absolute, fitimi i TIA-s një vit më parë ishte 21 milionë euro duke e kthyer atë një nga bizneset më fitimprurës në vend (shiko tabelën në fund).

Janë këto disa nga shifrat që duket se kanë detyruar shtetin shqiptar të vendosë që për herë të parë të kalojë në analizë ecurinë e koncesionit për më shumë se një dekadë, saktësisht nga 2004 deri në vitin 2017.

Burime pranë institucioneve përgjegjëse të sektorit thanë se auditimi synon të skanojë ecurinë e zbatimit të kontratës së nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit duke pasur parasysh treguesit kyçë si investimet, detyrimet, normën e fititmit dhe rikthimit të kapitalit si dhe  dhe sa është espektuar përqindja e dakordësuar në planin fillestar të biznesit. Të gjithë bilancet vit pas viti do të shihen me kujdes dhe nëse kompania ka realizuar me korrektesë të gjithë parametrat. Nëse gjithçka rezulton në rregull ky pritet të jetë veç një kontroll rutinë mbi një koncesion ndërkohë që nëse të dhënat kanë devijime duket se insitucionet shqiptare duan që ta përdorin si “presion” mbi kompaninë për t’i imponuar asaj ulje të tarifave që e bëjnë atë një nga aeroportet më të shtrenjta jo vetëm në rajon.

Analizën dhe raportin pritet ta bëjë një kompani private e cila po kontraktohet përmes një procedure prokurimi. Ky raport do të hartohet brenda 40 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës ndërkohe që fondi limit për shërbimin është 29 milionë lekë.

Detyrat kryesore të kompanisë që do të bëjë vlerësimin e pozicionit ekonomik të TIA-s

1.3.1      Analiza e pasqyrave financiare të TIA për periudhën 2004- 2017, e cila do te perfshije:

(i) pozicionin financiar te Shoqerise TIA,

(ii) Ecurine e performances financiare,

(iii) investimet dhe ndryshimet ne kapitalin e shoqerise.

(iv) Evidentimi i aspekteve financiare me te rendesishme qe lidhen me objektivin e kesaj kontrate;

1.3.2      Pergatitja e modeleve financiare ne lidhje me zgjidhje te mundshme që perfshijne supozime dhe parametra, analize skenaresh per strategjite e perzgjedhura, parashikime te fitim/ humbjeve dhe cash floë-t, analiza te sensitivitetit.

1.3.3      Krahasimi i rezultateve  financiare të TIA per periudhen qe analizohet me ato të parashikuara në skenarin baze te parashikimeve financiare te rena dakord  sipas kontrates  për të identifikuar devijimet e rëndësishme.

1.3.4      Analiza e te dhenave te vena ne  dispozicion mbi trafikun e levizjes se pasagjerve dhe te mallrave si dhe evidentimi i tendencave qe verehen ne kete drejtim.

1.3.5      Rishikimi i detyrimeve te seciles pale sipas nenit 19.4 te Kontrates dhe vleresimi i gjendjes faktike ne permbushjen e tyre me qellim qe  te identifikohen ceshtjet qe duhen konsideruar per te ardhmen.

1.3.6      Analiza e te dhenave mbi çmimet dhe tarifat e aplikuara nga TIA dhe krahasimi i tyre  me praktikat dhe strategjite e cmimeve qe veprojne ne te njejten zone (rajon) me synim per te identifikuar dhe prezantuar gjetjet respektive.

1.3.7      Rishikimi i  ecurise se normes se rikthimit te Kapitalit  te Shoqerise krahasuar me skenarin baze te parashikimeve financiare te rena dakord sipas Kontrates dhe perdorimin e tyre   si kriter  ne vleresimin e pozicionit ekonomik te Koncesionit.

1.3.8      Përgatitja e nje raporti qe perfshin dhe i adreson detyrat tek 1.3 se bashku me rekomnadimet perkatese./Monitor

 

Fraksion.com