AktualitetKosovaTë fundit

Serbët në Gazimestan; Thirrje kundër ndikimit të Erdoganit

Numër i vogël i serbëve kanë ardhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin, Betejën e Kosovës të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.

Qytetarët e mbledhur mbanin të veshur bluza me mbishkrime “Kosova është Serbi” dhe flamuj të Serbisë. Disa prej tyre kanë provokuar me mbishkrime nacionaliste si dhe figura të kriminelëve serbë, Sllobodan Millosheviq dhe Ratko Mladiq.

Disa të rinj kanë shpalosur një pankartë, ku shkruante “Nuk dua ta tradhtojë Kosovën”. Këtë herë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Beogradit.

Peshkopi Atanasie në fjalimin e tij pas liturgjisë ka bërë thirrje që mos të braktiset Kosova, duke bërë thirrje që në këto treva nuk duhet lejuar kthimi i sulltanëve të rinj.

“Erdogani nuk duhet lejuar të kthehet as në Serbi e as në Kosovë siç po bën me investime. Kosova do të rroj, Serbia do të rroj. Kosovën do ta çlirojmë”.

 

Fraksion.com