AktualitetBota+Të fundit

Sekretari i Mbrojtjes Mattis në Seul: Takim me homologun koreano-jugor

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis u takua sot në Seul me homologun e tij të Koresë së Jugut, duke përforcuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të punuar ngushtë me Seulin, me qëllim çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean.

Sekretari Mattis tha se pezullimi i manovrave të përbashkëta ushtarake Uashington-Seul, i rriti shanset për paqe.

Mattis mbërriti në Korenë e Jugut pas një vizite në Kinë. Gjatë një takimi me Presidentin Xi Jinping, udhëheqësi kinez tha se Pekini nuk do të tërhiqet nga pretendimet e tij ndaj ishujve të diskutueshëm në detin e Kinës Jugore, kjo pasi sekretari amerikan i mbrojtjes Jim Mattis, ngriti pikëpyetje për aktivitetin ushtarak në rajon.

Palët e shmangën diskutimin rreth tensioneve të vazhdueshme tregtare, duke u fokusuar në tema më të vogla, ku forcat e sigurisë mund të ndërtojnë një raport me kalimin e kohës, duke ndihmuar në shmangien e konfliktit.

Vizita e sekretarit Mattis në Kinë ndodh në një moment “lufte të përshkallëzuar fjalësh” lidhur me detin e Kinës jugore, rritjes së presionit që po ushtron Kina ndaj aleatit të Shteteve të Bashkuara, Tajvanit si dhe ambicjes afatgjatë të Pekinit për të sfiduar fuqinë amerikane në rajonin Indo-Paqësor.

 

Fraksion.com