AktualitetTë fundit

Rrugët që do mirëmbajë kontrata C; ARRSH zbardh gjendjen e secilës, përfshihet edhe Tiranë-Elbasan

Pas publikimit të tre kontratave të para të mirëmbajtës së rrugëve sipas modelit të performancës, një model ky i dakordësuar dhe mbështetur financiarisht nga Banka Botërore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zbardhur së fundmi edhe raportin për kontratën C.

Kjo kontratë do të zbatohet nga kompania Rawafed Al-torok Contracting Establishment për një gjatësi rrjeti rrugor 419 kilometra me një vlerë 11.6 milionë euro për një periudhë 5 vjeçare dhe mbulon kryesisht zonën në qendër /jug dhe lindje në rajonet Fier, Elbasan, Korçë. Por cilat janë rrugët që përfshin kjo kontratë dhe gjendja e tyre konstatuar në planin e menaxhimit social dhe mjedisor?

E para është rruga Elbasan (Ura e Zaranikës) – Qendër. Dog. Kapshticë. Rruga është 156.01 km e gjatë dhe është një nga dy rrugët kryesore që lidhin me Greqinë. Kjo rrugë fillon në Elbasan dhe kalon në Librazhd, Qukës, Përrenjas, Qafë Thane, Pogradec, Korçë, Bilisht, dhe në Kapshticë (Kufiri në Greqi). Rruga nga Elbasani në Qafë Thanë është e kthjellët dhe malore (që kërkon një mirëmbajtje të dimrit). Nga Qafë Thanë në Pogradec është e ngushtë dhe me gunga, dhe aktualisht është në ndërtim e sipër (seksioni Lin) deri në fund të vitit 2015 (18.1 km e gjatë). Nga Pogradeci deri në kufi rruga është relativisht e re dhe me shpejtësi më të lartë të projektimit. Trafiku në këtë zonë konsiderohet i moderuar në intervalet 2500 – 5000 makina në ditë dhe 5000-10 000 makina në ditë.

Kjo kontratë përfshin mirëmbajtjen edhe të autostradës së re Tiranë-Elbasan me një gjatësi 36.8 kilometra. Sipas raportit gjendja e trotuareve është ajo që në përgjithësi kërkon më së shumti mirëmbajtje rutinë. “Trafiku në këtë rrugë konsiderohet i moderuar dhe, në disa seksione, relativisht i lartë (në intervalin 2.500 – 5.000, 5.000 – 10.000, 10.000 – 20.000  mesatarja vjetore e automjete në ditë) në krahasim me rrugët tjera në Shqipëri” thuhet në raport.

Aktualisht autostrada mbetet ende e papërfunduar, ajo kërkon akoma edhe miliona euro investim ndërkohë që pak kohë më parë vetëm rrëshqitja e një masivi shkëmbor shkaktoi dëm në vlerën 4 milionë euro.

Rruga e tretë e kontratës është Durrës – Fier 44 km e gjatë dhe është projektuar dhe ndërtuar me katër korsi, të ndara nga trafiku hekuri – ndarës me lartësi 1 m mbi pjesën më të madhe të gjatësisë. Rruga qëndron tërësisht në një terren të sheshtë dhe kërkon kryesisht mirëmbajtjen periodike dhe rutinore.

“Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme të vendit, pasi përfaqëson arterien kryesore që lidh me jugun (Sarandë, Gjirokastër dhe kufijtë në Greqi) dhe qytetet bregdetare. Trafiku është relativisht i lartë dhe rritet gjatë muajve të verës (në rangun prej 10.00 – 20.000 dhe 20.000 – 30.000 AADT(mesatarja vjetore e automjete në ditë)”.

Rrugë të tjera të përfshira në kontratën C që është ajo që ka rrjetin rrugor më të gjatë në mbulim, janë edhe Elbasan-Rrogozhinë me gjatësi 44.49 kilometra, Qafë Thanë-Doganë 3 kilometra, Pogradec-Tushemisht 5.9 kilometra, Elbasan-Cërrik-Gramsh 41.2 kilometra, Lushnjë-Berat-Çorovodë 87.98kilometra. Duke qenë se një pjesë e mirë e këtyre akseve përfshijnë zona malore në dimër kërkohet një mirëmbajtje rutinë për të garantuar qarkullim pa probleme të mjeteve./Monitor

 

Fraksion.com