AktualitetPolitikëTë fundit

Bushati: BE pozitive me Shqipërinë, opozita shfaqje të shëmtuar

Shtyrjen e çeljes së negociatave të BE-së me Shqipërinë për qershorin e ardhshëm ka qenë edhe kryefjala në sallën e Kuvendit, ku opozita nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Ky i fundit nga foltorja e Kuvendit ka dhënë shpjegime rreth vendimit për Shqipërinë që u mor në Luksemburg, duke hedhur akuza mbi opozitën se po jep një shfaqje të shëmtuar. Po ashtu ai tha se Këshilli Europian iu përgjigj pozitivisht rekomandimit, ndërsa shtoi se caktoi edhe datën për çeljen e negociatave.

“Ju vijuat me sjelljen tuaj dhe akuzat. E shehni Shqipërinë të rrethuar nga armiqtë. Sapo dëgjoja kryetarin e PD dhe kryetarin e grupit të PD, më bëri përshtypje se nuk e kuptoj se për çfarë e keni këtë debat? Për kë e keni këtë debat? Për të na mbushur mendjen se si e shihni ju Shqipërinë. Kjo është shfaqja më e gabuar që ne mund t’i organizojmë jo vetëm Brukselit, apo Parisit, por qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi. Cilat janë mesazhet? Këshilli i përgjigjet pozitivish rekomandimit për Shqipërinë. Mesazhi i dytë; këshilli përcakton datën, vitin 2019 për çelen e negociatave. Mesazhi i tretë; këshilli përcakton punën përgatitore për momentin e bisedimeve për anëtarësim. Këshilli vlerëson të gjitha reformat që ka ndërmarrë Shqipëria nga 2016-ta dhe deri në 2018-ën”, tha Bushati.

 

Fraksion.com