Basha, Ruçit për teatrin: Po të përdorin si lolo; Ruçi: Nuk kanë moshë
Çështja e futjes në rendin e ditë sme procedurë të përshpejtuar të projektligjit për Teatrin Kombëtar ka ndezur debate të forta mes kreut të PD dhe kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi.
Basha tha se “Ajo që sapo thatë është jo vetëm gënjeshtër por edhe gafë e madhe. Tani vjen edhe pse që ju mundoheni ta kaloni me fotokopjuesin e prishur. Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit projektligjin përkatës. Ky është që po shpçërndani tani?
Jo vetëm doni të vidhni 205 mln euro me një dorë, jo vetëm doni të shkatërroni Teatrin Kombëtar, por edhe procedurën e ligjit e shkelni. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po të kishte Gjykatë Kushtetuese do të konsiderohej e paligjshme. Kur ju e merrni në dorë dhe dilni mbi ligjin me 200 mln euro me kullat e Teatrit. Si mund të mbrohet rendit kushtetues kur Edi Rama me 15 të tjerë grabisin gjithçka dhe të përdorin ty si Lolo.
Nuk ka asnjë urgjencë për të shembur Teatrin. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat jo thjesht procedurave parlamentare por paqes sociale në vend”, tha ai.
Kurse Ruçi tha se “Në radhë të parë termin gënjen dhe ta përdorin kryetarin e parlamentit do tju kërkoja me shumë etikë ti tërhiqeni, pasi as më gënjen dot njëri as më përdor njeri se nuk kam moshë të gaboj dhe nuk kanë moshë të më përdorin dhe të më gënjejnë.
Në njoftimin që ju ka bërë te rendi i ditës ju kam thënë se materialet do ti gjeni në faqen zyrtare të Kuvendit. Pr/ vendimi ka qenë që në momentin që është miratuar rendi i ditës. E dyta të gjitha procedurat parlamentare sa herë që ka qenë çështja për procedurë të përshpejtuar janë bërë në momentin e votimit.”
Fraksion.com