AktualitetPolitikëTë fundit

Balla: Mos ik Lulzim, ja ku e ke provën

Taulant Balla kishte paralajmëruar se do të nxirrte prova që implikojnë Bashën me kapjen e 3.4 milionë eurove në Durrës.

Balla ka publikuar një foto në të cilën, vëllai i të kërkuarve që prisnin 3.4 mln euro ndodhet në zyrën e Bashës, krah liderit të PD. Basha pozon krah të vëllait të njërit prej kushërinjve Vladi, që janë porositësit e 3.4 mln eurove dhe që ndodhen në kërkim nga policia.

“Ja ku je me vëllain e njërit prej dy personave që porositën eurot, Vladi, në zyrë. Vëllai i mikut të Lulzimit në zyrën e Lulizmit, kjo tani i takon drejtësisë. Këtë provë do t’ia dorëzoj sot drejtësisë. Ky derdimen që e keni bërë kryetar partie është i paaftë”, tha Balla.

Gjatë kohës që Balla publikoi foton, Basha u largua nga salla e Kuvendit.

“Mos ik Lulzim, ja ku e ke provën”, i tha balla liderit të PD.

Balla u shpreh se Basha përmes deklarimeve të tij ka vënë në rrezik operacionin e policisë.

“Njofton vëllain e mikut nga foltorja e Kuvendit që të mos kalonte nga Ankona. Dyshoj se Toyota Auris po e prisje ti. Vure në rrezik një operacion të suksesshëm policie”, tha Balla.

 

Fraksion.com