Zaev – Tusk: Takimi nesër në Bruksel
Kryeministri Zoran Zaev nesër në Bruksel do të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk në ora dy pasdite, informojnë burime diplomatike për MIA-n.
Takimi, sip njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, do të ndodhë pak para fillimit të mbledhjes së Këshillit evropian.
Kryeministri Zaev, nesër dhe pasnesër në Bruksel duhet të merr pjesë edhe në Forumin Kran Montana, në panelin “Ardhmëria e Evropës juglindore në Bashkimin Evropian”.
Vizita e Zaevit në Bruksel vijon pas vendimit të djeshëm të Këshillit të BE-së, që Maqedonia të fillojë negociata për anëtarësim në qershor në vitin 2019.
Fraksion.com