AktualitetBota+Të fundit

SHBA, tërhiqet anëtari i Gjykatës së Lartë, Kennedy

Anëtari i Gjykatës së Lartë Anthony Kennedy njoftoi të mërkurën se do të dalë në pension, duke i dhënë Presidentit Donald Trump mundësinë për të forcuar kontrollin e konservatorëve në këtë organ të rëndësishëm.

81-vjeçarja Kennedy, i cili ka qenë i emëruar nga një president republikan, tha se po largohet pas më shumë se 30 vjetësh në Gjykatë.

Ai ka hedhur votën vendimtare për çështje të tilla të bujshme si aborti, veprimi afirmativ, të drejtat e homoseksualëve, armët, financimi i fushatave dhe të drejtat e votimit.

Pa të, Gjykata do të mbetet e ndarë midis katër anëtarëve liberalë, të cilët janë emëruar nga presidentë demokratë dhe katër konservatorëve, të emëruar nga republikanë.

Kandidati që do të emërohet nga Presidenti Trump ka të ngjarë t’u japë konservatorëve një shumicë të konsoliduar. Ndërkaq, kandidati do të përballet në Senat me një proces konfirmimi në kushtet kur republikanët kanë aty një shumicë mjaft të vogël. Edhe demokratët nuk do të jenë dot në gjendje të përdorin taktika që mund ta vonojnë konfirmimin.

I emëruari i parë i Presidentit Trump për Gjykatën e Lartë, Neil Gorsuch, u konfirmua në prill 2017.

 

Fraksion.com