Rama: Morëm datën për të hyrë në Europë, por lufta vijon
Kryeministri Edi Rama është shprehur pozitiv për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE, të cilët ranë dakord që Shqipërisë t’i hapen negociatat në Qershorin e vitit 2019.
“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, thotë Kryeministri Edi Rama.
Fraksion.com