Rama deklaratë në 18:00 para ministrave e deputetëve për negociatat
Kryeministri Edi Rama do të mbajë gjatë pasdites së sotme, në orën orën 18:00 një komunikim me mediat para deputetëve dhe qeverisë për negociatat.
Dalja e sotme para mediave nga Kryeministria do të jetë e para për kryeministrin pas vendimit të djeshëm nga BE për hapjen e negociatave në qershorin e vitit të ardhshëm.
Dje pas vendimit Rama u shpreh në një status në Facebook se: “Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar”.
Por, sot kryetari i PD, Lulzim Basha dhe zv/ kryetari i LSI, Rama e kanë cilësuar si një dështim faktin që negociatat nuk u hapën këtë qershor.
Liderët e BE vendosën dje në Luksemburg se negociatat për Shqipërinë do të hapen në qershorin e 2019, ndërsa kanë lënë një vit kohë për të realizuar disa nga reformat kyçe, kryesoja ngritja e SPAK-ut.
Fraksion.com