AktualitetRajoniTë fundit

Qeveria maqedonase ka plan për reforma

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski thotë se qeveria i ka të qarta detyrimet që duhet të përmbushë deri në qershor të vitit të ardhshëm sukurse ka kërkuar BE-ja.

    
Rezultate evidente në reformimin e gjyqësorit, hetime aktive dhe përmbyllje të rasteve korruptive dhe kriminale përfshi edhe nivelet e larta – këto janë detyrimet që duhet të arrihen Reformim nevojitet edhe në shërbimet e sigurisë dhe administratë. Sipas Boshnjakovskit qeveria ka përpiluar plan të detajuar për detyrat që duhet realizuar.

 “Së shpejti do të publikohet edhe plani 18-të dhe në të do të përfshihen të gjithë indikatorët se çka saktë do të duhet të punohet. Ju sigurojmë se dimë saktë se çfarë po punojmë dhe kjo u njoh nga mbarë BE-ja. Do të duhet të kemi rezultate evidente në proceset që janë duke u realizuar, kemi reforma në shërbimet e sigurisë, diçka që nisëm dhe në mënyrë intensive po punojmë me planin 3-6-9. Ne duhet të dëshmojmë përkushtimin tonë në reformat deri në qershor të 2019-ës”, ka thënë Boshnjakovski. Sipas tij Maqedonia është e njohur si vend i ndryshimeve pozitive, i procesit dinamik të reformave, të inkluzivitetit dhe i dialogut të përgjithshëm. Kemi marrë njohje se jemi vend në të cilin ka vullnet të mirë politik që t’i zgjidhë kontestet me fqinjët dhe vend i qytetarëve, të cilët kanë treguar se kanë vizion të shprehur qartë për të ardhmen evropiane, thotë boshnjakovski.

Vendimi i Brukselit motivues për Maqedoninë

Kryeministri Zoran Zaev ka shpreh kënaqësi të madhe nga vendimi i djeshëm për marrje të datës për negociata me Bashkimin Evropian në qershor të vitit 2019.

“Duke pasur parasysh se në maj të vitit 2019 janë zgjedhjet për Parlamentin Evropian, vendimi i BEsë është tërësisht me pritjet tona. Ne jemi të lumtur dhe në mënyrë plotësuese të motivuar”, – ka deklaruar Zaev.

“Posaçërisht më vjen mirë që dy fqinjët e tanë, Bullgaria dhe Greqia zhvilluan diskutim të frytshëm dhe luftuan për këtë vendim të dëshiruar për Maqedoninë, si dhe për Shqipërinë”, ka shtuar kryeministri.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka thënë se data e shtyrë për një vit për fillimin e negociatave me BE-në duhet të shfrytëzohet si periudhë për përgatitjen dhe përmbushjen e kushteve që kërkon Komisioni Evropian. Kjo vonesë sipas tij, nuk ndikon negativisht në procesin integrues të vendit.

“Referendumi që pritet të organizohet për emrin, do të jetë verifikim i mbështetjes së mbi 80% të qytetarëve të cilët janë pro strukturave euro-atlantike dhe mbështetje për ndryshimet e nevojshme kushtetuese”, është shpreh Xhaferri.

Opozita me kritika ndaj qeverisë

Kryetari i VMRO-DMNE-së Hristijan Mickoski ka theksuar se Maqedonia vazhdon të mbetet jashtë rrugës europiane meqë nuk mori rekomandim të pastër për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE sikurse kishte paralajmëruar kryeministri Zaev. Me këtë qeveri Maqedonia ka vetëm humbje vlerëson Mickovski.

“Jo vetëm që i shiti interesat shtetërore dhe kombëtare, jo vetëm që u përpoq të ratifikojë një akt kapitullimi, tash e shohim se përfitimi nuk është. Gjithë kohës përpiqej të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve dhe ndërgjegjen e tyre. Do të përpiqen të krijojnë mjegull, të paarritshmen t’ua shfaqin si të arritshme, do të përpiqen të na tregojnë se prej tash mjaltë dhe qumësht do të rrjedhë nga shteti”, ka deklaruar Mickoski. Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se qeveria dhe Zaevi nuk kanë as plan, as vizion se si të vazhdojnë më tej.

“Kjo që ndodhi tash është edhe një humbje e diplomacisë tonë, më e pakta që mund të bëj është që ministri i Punëve të Jashtme të japë dorëheqje të pakthyeshme”, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

Sipas zëdhënësit të Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti nuk ka datë për hapjen e negociatave për Maqedoninë dhe se LSDM-ja dhe BDI-ja po gënjejnë opinionin publik. Ai më tej përmend kushtet që ka vendosur BE-ja për çeljen e negociatave të cilat janë, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, funksionimin e shteti ligjor dhe reforma në administratën publike. Sipas zëdhënësit të ASH-së, Bashkimi Evropian do të vendos vetëm pas një viti për hapjen ose jo të negociatave me Maqedoninë.

 

Fraksion.com