Negociatat, Vlahutin: Qershor 2019, është një kalendar i qartë
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, tha të mërkurën se kalendari i vendosur nga Ministrat e Jashtëm të BE-së është për hapjen e negociatave në muajin qershor të vitit 2019, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.
Në përgjigje të interesit të gazetarëve, nëse në qershor të vitit të ardhshëm do të hapen negociatat, apo nëse do të merret vendimi për hapjen e negociatave në një datë tjetër, Vlahutin tha:
“Po po, ky është kalendari. Dhe kjo është ajo çfarë do të dëgjoni nga ambasadori i ardhshëm i BE-së në Tiranë, por ky është qëllimi. Nuk mund t’ju them për këtë një vit përpara, por ky është kalendari. Në botën e BE-së kjo tregon se ka një angazhim për këtë datë. Pra kalendari është shumë i qartë, por në ditët në vijim kur të kemi të gjitha detajet do t’i ndajmë me ju.”
Diplomatja e BE shprehet se ky vendim i sjell Shqipërisë tre gjera pozitive; një datë të qartë, vlerësim të punës, dhe nisjen e punës pregatitore.
“Të gjithë keni mundësi për të parë vendimin dhe ky është vendimi. Mund të jetë pak i komplikuar në gjuhën që përdor BE por do të përpiqem ta thjeshtoj. Shqipëria ka marrë tre gjëra shumë të rëndësishme pozitive.
E para: Njohja e rekomandimit e të gjithë punës.
E dyta: Është një kalendar i qartë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të diskutojmë data
E treta: Këshilli i Cështjeve të Përgjithshme ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore
Kjo punë përgatitore është mjaft e madhe dhe kërkon kohën e saj. Kur bëhet fjalë për elemente e detaje do i ndaj me ju por është një punë që kryhet nga BE, deklaroi Vlahutin
Fraksion.com