Life StyleTë fundit

Ja si lindi shprehja ‘Me libër shpije’

“Jo gjithmonë banalitetet lindin nga një shkak banal. Shprehja e njohur “me libër shpije” ka prejardhjen e vet nga Libri i Shtëpisë, një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre”. Keshtu shkruan Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave, teksa poston ne faqen e vet ne FB edhe foto nga libri ne fjale. Libri ishte, thënë ndryshe, një regjistër, në të cilin shënoheshin të dhënat personale të banorëve të shtëpisë si dhe të personave që banonin në të për periudha të përkohshme.

36225020 1865400346837210 655082095751725056 n

Filloi të përdorej pas Luftës II Botërore, deri në mes të viteve ’60. Libri mbahej në banesë, por administrohej nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të cilët dhe certifikonin vërtetësinë e të dhënave përmes nënshkrimit dhe vulosjes. Në pamje: Libri i Shtëpisë i Kuvendit Françeskan të Shkodrës. Si kryefamiljar (pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një familje) është regjistruar David Pici. Mes emrave të banorëve veçojmë At Justin Rrotën, klerik dhe gjuhëtar, apo At Zef Pllumin, klerik dhe rrëfimtar i krimeve të komunizmit./Sokol Cunga

 

Fraksion.com