AktualitetTë fundit

Eurot në “Toyota”, hetim për dekonspirim

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur procedimin disiplinor për disa efektivë të policisë kufitare Durrës dhe krimit ekonomik.

Nuk dihet nëse hetimi administrativ po kryet për informacionet e nxjerra në media apo ka dyshime për rrjedhje të informacioneve para se të ndaloheshin “Toyota” me 3.4 mln euro. Policia e Shtetit pretendon se ajo ka disponuar e para informacionin në rrugë operative nga burimet e saj por fakti është që një tjetër institucion ka patur dijeni për sasinë e madhe të parave që do hynin ilegalisht në Shqipëri.

Ka qenë Shërbimi Informative Shtetëror, agjencia që ka lajmëruar policinë e shtetit 4 orë më vonë pasi fakti për një “Toyota” me para u bë me dije parlament.

Për rrjedhjen e këtij informacioni mësohet se edhe prokuroria ka nisur një hetim paralel krahas atij për 4 personat e arrestuar dhe 2 të tjerëve që janë shpallur në kërkim.

Katër personat e ndaluar pritet të dalin të enjten në gjykatë për masën e sigurisë ndërsa organi akuzës po verifikon nëse në të kaluarën janë kryer importime të tjera të automjeteve në këtë formë.

Hetuesit po kalojnë në sitë edhe veprimtarinë e kushërinjve Vladi, të cilët dyshohet se janë porositësit dhe pritësit e 3.4 milion eurove. Ndërkohë 4 personat e arrestuar kane mohuar para prokuroreve te kishin dijeni se ne automjetet që po transportonin nga Belgjika, ishin fshehur paratë./TCH

 

Fraksion.com