Eurodeputeti Kukan: BE hapi rrugën për negociata me Shqipërinë
Eurodeputeti Eduard Kukan, nëpërmjet një deklarate, thotë se Shqipërisë dhe Maqedonisë u është dhënë një vit kohë për të shkuar më pas në tryezën e negociatave.
Ai thotë se dy vendet meritojnë një mesazh të qartë për hapjen e negociatave, ndërsa thekson se do të punojë gjatë kësaj kohe me partnerët nga dy vendet.
“Unë përshëndes konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të djeshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Unë dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në agjendën e integrimit në BE. Ata meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit. Këtyre vendeve u është dhënë një vit kohë të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE. Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave. Unë pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të ec me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit”, thuhet në deklaratën e Kukan.
Fraksion.com