Dua Lipa ndërpret koncertin: Largohet duke qarë
Dua Lipa është detyruar që të ndërpresë një ndër shfaqjet e saj që po mban në turin muzikor n SHBA, duke i kërkuar falje fansave të saj.
Për shkak të një infeksioni “të dhimbshëm” të veshëve, 22-vjeçarja është detyruar që të anulojë një nga performancat e saj në Denver.
Me anë të një postimi në Tëitter shprehet se u detyrua që të ndërpresë shfaqjen sepse kishte disa ditë që vuante nga dhimbja veshëve.
“Mendova se do t’ia dilja, por ishte mjaft e dhimbshme. U këshillova dhe më thanë se nëse vazhdoja shfaqjen do të shkaktoja dëme të përhershme në vesh”, tha ajo.
Dua u bëri thirrje të gjithë atyre që blenë biletat që ti mbajnë pasi do mundohet të riorganizojë performacën.
Ndërsa ishte në skenë duke u komunikuar fansave se shfaqja do ndërpritej këngëtarja shpërtheu në lot dhe u largua duke qarë.